Manchester United mund ta shesë Marcus Rashfordin në janar

Manchester United mund ta shesë Marcus Rashfordin në janar

Written by

in

Manchester United mund ta shesë Marcus Rashfordin në janar

Manchester United është i hapur për mundësinë e shitjes së Marcus Rashfordit gjatë afatit kalimtar të janarit, pavarësisht se sulmuesi anglez është rikthyer në skuadrën e parë të klubit.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, drejtuesit e klubit po e shqyrtojnë seriozisht këtë opsion, ndërsa largimi i Rashfordit mund të bëhet edhe më i mundshëm në rast se United siguron transferimin e një sulmuesi të ri.

Kujtojmë se Barcelona kishte mundësinë ta blinte përfundimisht Rashfordin për 30 milionë euro pas huazimit të tij, por klubi katalunas vendosi të mos e aktivizonte opsionin e blerjes.

Megjithatë, Manchester United nuk do ta lejojë largimin e tij me çdo kusht, pasi kërkon një ofertë që konsiderohet e pranueshme nga drejtuesit e klubit.