Maqedonci e Jashari diskutojnë prioritetet e mbrojtjes me deputetët

Maqedonci e Jashari diskutojnë prioritetet e mbrojtjes me deputetët

Written by

in

Sipas njoftimit të Maqedoncit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, procesin e tranzicionit, modernizimin dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse, si dhe prioritetet strategjike për periudhën e ardhshme.

Maqedonci ka falënderuar kryetarin Bajçinovci dhe anëtarët e komisionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

“Falënderova kryetarin Bajçinovci dhe anëtarët e Komisionit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbikëqyrjes parlamentare në funksion të zhvillimit dhe forcimit të mëtejmë të sektorit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Burimi: RTKLive