
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se buxheti i planifikuar për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 do të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.
Sipas tij, ky është buxheti më i lartë i ndarë ndonjëherë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.
Ministri ka theksuar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e FSK-së, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.
“Më këtë buxhet do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse”, ka thënë ministri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali