Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH), ndërsa aktivitetet zgjatën tri ditë.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për angazhimin e tyre, duke bërë të ditur se në ceremoninë përmbyllëse u ndanë çmimet për tri ekipet fituese.
Ai ka vlerësuar idetë dhe zgjidhjet e prezantuara gjatë garës, si dhe potencialin e të rinjve për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes.
“Për mua secili ekip që mori pjesë ishte fitues. Ishte kënaqësi të shihja nga afër idetë dhe zgjidhjet që u prezantuan, si dhe potencialin që kanë të rinjtë për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Maqedonci.
Burimi: RTKLive
