
Marco Reus po përgatitet për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.
Sulmuesi gjerman 37-vjeçar mund të vazhdojë të luajë te Los Angeles Galaxy deri në verën e vitit 2029, por ka kërkuar që kontrata e re të përfshijë një klauzolë që i mundëson largimin e parakohshëm nëse gjendja fizike nuk e lejon të vazhdojë.
Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëjë Reus pas tërheqjes nga futbolli. Si Los Angeles Galaxy, ashtu edhe Borussia Dortmundi, klubi ku kaloi vitet më të mira të karrierës, dëshirojnë ta mbajnë pranë duke i ofruar rolin e ambasadorit të klubit.
Megjithatë, gjermani ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen./Klankosova.tv