Marcus Rashford thyen heshtjen për krahasimet Yamal – Messi

Marcus Rashford thyen heshtjen për krahasimet Yamal - Messi

Written by

in

Marcus Rashford ka bërë deklaratat e para publike për Barcelonën që prej largimit nga klubi, duke shprehur admirim të jashtëzakonshëm për ish-bashkëlojtarin e tij, Lamine Yamal.

Sulmuesi i Manchester Unitedit foli gjatë një sesioni me pyetje dhe përgjigje në Old Trafford, ku nuk i kurseu lavdërimet për talentin e 19-vjeçarit, duke e krahasuar atë me legjendën e futbollit, Lionel Messi.

“Para se të largohesha nga Barcelona, i thashë se kisha luajtur me disa futbollistë shumë të talentuar, por se ai ishte mbi të gjithë të tjerët”.

Anglezi theksoi se nuk kishte parë asnjëherë një futbollist të asaj moshe me aftësi të tilla, duke e konsideruar Yamal si lojtarin që i është afruar më së shumti nivelit të Messit.

“Nuk kam parë kurrë një lojtar të asaj moshe me kaq shumë talent sa ai. Për mua, ai është më i afërti që dikush mund t’i afrohet nivelit të Messit ndër vite”.

Rashford beson se Yamal ka potencialin për të shkruar histori në futbollin botëror, madje duke fituar disa herë çmimin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

“Është thjesht mendimi im, por besoj jashtëzakonisht shumë në talentin e këtij djaloshi. Nuk do të habitesha aspak nëse përfundon duke fituar shtatë Topa të Artë”.

“Messi është Messi. Ai është gjeni. Ndoshta nuk do ta shohim kurrë më gjatë jetës sonë një futbollist kaq të kompletuar dhe një gjeni si Leo”, deklaroi Rashford./Telegrafi/