
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim komisioneren e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, e cila po qëndron në Tiranë në kuadër të aktiviteteve të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim, përveç delegacionit të komisioneres Kos, e pranishme ishte edhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Në pamjet nga takimi dëgjohet Rama duke e pyetur komisioneren nëse kishte kaluar mirë udhëtimi, ndërsa ajo i përgjigjet: “Patjetër. Kënaqësi që shihemi përsëri”.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Marta Kos do të marrë pjesë në sesionin përmbyllës të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Ndërkaq, ditën e nesërme ajo do të jetë pjesë e Samitit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të diskutohen procesi i integrimit evropian dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për vendet e rajonit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali