Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

Marulla kosovare depërton edhe në tregjet e huaja

Written by

in

Në fshatin Nepërbisht të Suharekës, familja e Afrim Hotit e ka trashëguar bujqësinë brez pas brezi. Nga hapësirat e vogla dhe sistemet primitive të kultivimit, sot ka arritur të zhvillojë një hektar serra  moderne.

Edhe në Mamushë, kultivimi i perimeve në ambiente të mbrojtura është një nga veprimtaritë kryesore ekonomike. Kjo komunë numëron mbi 400 hektarë sipërfaqe të mbuluara me serra, ku prodhimi zhvillohet gjatë gjithë vitit.

Në mesin e fermerëve që kanë investuar në këtë sektor është edhe Edis Mazreku. Që nga viti 2019, familja e tij ka zgjeruar veprimtarinë, duke ndërtuar mbi dy hektarë serra moderne për kultivimin e perimeve.

Përparësitë e kultivimit në ambiente të mbrojtura i thekson edhe eksperti i bujqësisë, Besim Sahiti. Sipas tij, serrat mundësojnë kontroll më të mirë të kushteve të prodhimit, vazhdimësi gjatë gjithë vitit dhe, mbi të gjitha, përfitime më të mëdha ekonomike për fermerët.

Zhvillimi i prodhimit vendor të marullës dëshmon potencialin e bujqësisë kosovare për të zëvendësuar importin dhe për të rritur praninë në tregjet ndërkombëtare.

Burimi: RTKLive