Masa të shtuara sigurie pranë stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Izrael (VIDEO)

Masa të shtuara sigurie pranë stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë - Izrael (VIDEO)

Written by

in

Masa të shtuara sigurie pranë stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë - Izrael (VIDEO)

Atmosferë e veçantë është krijuar pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, pak para ndeshjes Kosovë – Izrael, e cila zhvillohet nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, ka sjellë detaje nga atmosfera pranë stadiumit, ku tashmë kanë arritur një numër i madh tifozësh dhe qytetarësh që presin ta ndjekin nga afër këtë përballje.

Para hyrjes në stadium, tifozët po kalojnë kontrollet e fundit të sigurisë.

Gazetari Tahiri ka treguar se janë shtuar masat e sigurisë ku vërehet prani e shtuar e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për mbarëvajtjen e ngjarjes.

Ai tha se Për arsye sigurie, është bllokuar edhe një pjesë e hapësirës pranë Pallatit të Rinisë, ku janë vendosur shirita dhe policia po monitoron vazhdimisht situatën.