Në shtatë takime me punëtorët e arsimit janë diskutuar çështje kyçe për reformën arsimore, nga fuqizimi i autonomisë së shkollave deri te zbatimi i provimit shtetëror për hyrjen në profesionin e mësimdhënësit.
“Po e dizajnojmë fazën e ardhshme të reformës në arsim, që në fokus do ta ketë rritjen e cilësisë, pra është epoka e cilësisë në arsim dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, edhe mësimdhënësve, e shkollave, edhe prindërve, edhe komunave, dhe gjithë komunitetit, në mënyrë që arsimin ta kemi në zhvillim të përshpejtuar viteve të ardhshme dhe në dekadën e ardhshme”, tha Hajrulla Çeku,ministër i Arsimit
“Gjatë rrugëtimit të përbashkët dhe bazuar në respektin dhe besimin e ndërsjellë mes MASH-it dhe SBASHKU-t do të vazhdojmë angazhimet për rritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim”, tha Rrahman Jasharaj, kryesindikalist i arsimit.
Në strategjinë e hartuar dhjetëvjeçare 2035+ do të parashihen edhe sfidat që mund të sjellë inteligjenca artificiale.
“Për të mos na sfidua duhet ta përdorim pra ne ta mbizotërojmë inteligjencën artificiale atë ta bëjmë pjesë të kontrolluar të sistemit tona arsimor që të t’i vjelim dobitë dhe të mirat e inteligjencës artificiale dhe të jemi te kujdesshëm në raport me dëmet potenciale që mund te sjellë në sistem”, tha Çeku.
Plani strategjikë arsimor 2035+ ka në fokus rritjen e cilësisë së arsimit për të gjithë sistemin në Kosovë.
Burimi: RTKLive
