Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të mashtrimit përmes qendrave të thirrjeve.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë dhe Obiliq.
“Prishtinë – Obiliq 23.10.2026 – 11:00. Janë arrestuar 7 meshkuj dhe 2 femra, 6 prej tyre kosovarë dhe 3 shtetas të Gjermanisë, të cilët në bashkëveprim me njëri-tjetrin përmes qendrave të thirrjeve kanë zhvilluar aktivitet kriminal”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit në pajisjet e tyre kompjuterike kanë poseduar të dhëna të shtetasve të huaj të cilët i kanë kontaktuar dhe mashtruar.
Policia njofton se janë kontrolluar 4 lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuter, 5 telefona celular, 12 memorie (HDD) external, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, 850 euro dhe 100 franga zvicerane.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/