
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, e ka kritikuar ashpër interpretimin e rregullave për prekjet me dorë në futboll, pas një episodi të diskutueshëm në ndeshjen Arsenal – Borussia Dortmund, e cila përfundoi 1-1 në Champions League.
Në minutën e 51-të, topi preku krahun e Viktor Gyökeres brenda zonës së penalltisë së Arsenalit.
Referi italian Maurizio Mariani e lejoi vazhdimin e lojës, ndërsa VAR-i nuk ndërhyri, duke shkaktuar protesta të mëdha nga kampi gjerman.
“Nuk e kuptoj më çfarë konsiderohet prekje me dorë. Për mua ishte një prekje e qartë me dorë. Ka pasur raste shumë më të dukshme një apo dy vjet më parë, të cilat ndëshkoheshin rregullisht. Tashmë nuk po kuptojmë më asgjë”, deklaroi Matthäus.
Edhe trajneri i Dortmundit, Niko Kovač, kishte shprehur pakënaqësinë e tij pas ndeshjes.
Ndërkohë, drejtori sportiv Lars Ricken ishte edhe më i drejtpërdrejtë: “Ishte një penallti e pastër. Topi nuk u devijua”.
Burimi: Insajderi