Mbahet Cyber Security Conference nga IPKO (VIDEO)

Mbahet Cyber Security Conference nga IPKO (VIDEO)

Written by

in

Mbahet Cyber Security Conference nga IPKO (VIDEO)

IPKO ka organizuar “Cyber Security Conference”, një konferencë e dedikuar rritjes së vetëdijesimit për sigurinë kibernetike dhe rreziqet që shfaqen në botën online.

Afrika Zyferl-Badivuku nga IPKO, në një deklaratë për Klan Kosovën, tha se qëllimi i konferencës që nga edicioni i parë ka qenë informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe bizneseve, veçanërisht bizneseve të vogla dhe të mesme, për rreziqet kibernetike.

“Prej edicionit të parë, qëllimi i kësaj konference është ngritja e vetëdijësimit te qytetarët, të bizneseve, e sidomos të bizneseve të vogla dhe të mesme për rreziqet që na shfaqen online. Teknologjia po zhvillohet, dhe me zhvillimin e teknologjisë po rriten edhe rreziqet e botës online, mundësitë më të mëdha për sulme, mundësitë më të mëdha për humbje të të dhënave, dhe mundësitë për humbje financiare”, tha Zyferl-Badivuku.

Sipas saj, këtë vit konferenca ka marrë një dimension më të gjerë, duke u fokusuar në bashkëpunimin rajonal dhe shkëmbimin e përvojave mes operatorëve të ndryshëm.

“Dallimi nga vitet e kaluara është që këtë vit e kemi ngritur nivelin e kësaj konference në bashkëpunim rajonal. Kemi ftuar operatorë nga rajoni, për me zhvillu një bisedë konstruktive dhe me pa, sepse kjo bota e teknologjisë online dhe bota e sulmeve kibernetike është e njëjta në krejt botën”, deklaroi ajo.

Zyferl-Badivuku theksoi se përballja me kërcënimet kibernetike kërkon bashkëpunim në të gjitha nivelet, nga institucionet shtetërore e deri te përdoruesit individualë.

“Ne po mundohemi në nivel rajonal me bashkëbisedu dhe me pa cilat janë zgjedhjet më të mira të mundshme, duke filluar që nga niveli më i lartë centralo, ose Qeveria, deri te përdoruesi individual, dhe me pa së bashku çka mundemi me bë që me qenë sa më të mbrojtur”, u shpreh ajo.

Konferenca synon të shërbejë si platformë për diskutim dhe bashkëpunim në adresimin e sfidave që sjellin sulmet kibernetike, humbja e të dhënave dhe rreziqet financiare në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta.