
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, është shpallur fitues i çmimit “Onze d’Or” për vitin 2026, duke marrë 48.2 për qind të votave nga më shumë se dy milionë votues.
Në vendin e dytë u rendit Joao Neves me 11.9 për qind të votave, i ndjekur nga Khvicha Kvaratskhelia me 10.8 për qind, Lamine Yamal me 9.7 për qind dhe Ousmane Dembele me 7.5 për qind.
Çmimi, i cili këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit, u është ndarë ndër vite edhe yjeve të futbollit si Diego Maradona, Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbappe fiton çmimin “Onze d’Or” për vitin 2026 appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali