“Mbështesim Kosovën”, Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

"Mbështesim Kosovën", Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Written by

in

"Mbështesim Kosovën", Shiroka-Pula merr urime nga presidenti i Italisë dhe ai i Kroacisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula ka pranuar mesazhe urimi me rastin e marrjes së detyrës nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Në mesazhin e tij, presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur dëshirën që bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve të marrë një shtysë të re dhe të thellohet më tej.

“Shpresoj gjithashtu që, gjatë mandatit tuaj, Kosova të arrijë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme të nevojshme për ta afruar vendin me familjen e përbashkët evropiane. Në këtë rrugëtim sfidues, Kosova do të mund të mbështetet në përkrahjen tonë”, thuhet në letrën e presidentit Mattarella.

Ndërkaq, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shpresoj për një mundësi të shpejtë për një takim personal dhe shkëmbim pikëpamjesh mbi perspektivat e zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona”, ka shkruar ndër të tjera në letrën e urimit presidenti Milanoviq. /Klankosova.tv