Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues meshkuj kosovarë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në depon e armëve dhe kanë vjedhur më shumë se 100 armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/