Mbi 12 milionë euro investim, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet të marrë pamje të re

Mbi 12 milionë euro investim, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet të marrë pamje të re

Written by

in

Stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren pritet t’i nënshtrohet një transformimi të madh, falë një investimi prej mbi 12 milionë eurosh.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka njoftuar të enjten mbrëma se tashmë ka nisur realizimi i projektit për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e këtij stadiumi.

Sipas Ministrisë, investimi synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve dhe aktiviteteve të tjera sportive.

“Ky projekt do të mundësojë avancimin e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Burimi: Dukagjini