Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

Written by

in

Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë

Mbi 50 thasë me mbeturina janë mbledhur dhe larguar nga Rruga Tirana në Prishtinë, në kuadër të një aksioni pastrimi të organizuar nga organizata “Let’s Do It Kosova” në bashkëpunim me punonjësit e Hilton Prishtina.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Let’s Do It Kosova” bëri të ditur se aksioni u realizua në kuadër të iniciativës “Travel with Purpose” të Hilton, me pjesëmarrjen e punonjësve të hotelit dhe vullnetarëve të organizatës.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe vullnetin e treguar, duke theksuar rëndësinë e kontributit të përbashkët për një mjedis më të pastër.

“Me njerëz që e duan vendin dhe janë të gatshëm të veprojnë, çdo ditë mund të bëjmë ndryshime pozitive”, thuhet në mesazhin e organizatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 50 thasë me mbeturina largohen nga Rruga Tirana në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali