Mbi 500 gramë kokainë dhe marihuanë sekuestrohen në Prishtinë, ndalohen tre persona

Mbi 500 gramë kokainë dhe marihuanë sekuestrohen në Prishtinë, ndalohen tre persona

Written by

in

Mbi 500 gramë kokainë dhe marihuanë sekuestrohen në Prishtinë, ndalohen tre persona

re persona janë ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni është zhvilluar më 6 nëntor 2026, rreth orës 21:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Gjatë kontrollit të automjeteve të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 500 gramë substanca të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe marihuanë, me pesha të ndryshme.

Substancat dyshohet se ishin të paketuara dhe të mbështjella me folie alumini, ndërsa të dyshuarit besohet se i kishin për qëllim shitjen dhe shpërndarjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, tre personat me inicialet L.H., L.XH. dhe F.M. janë ndaluar, ndërsa Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali