Trafik i shtuar i automjeteve dhe vonesa më të gjata po regjistrohet këtë mëngjes në disa nga pikat kufitare të vendit. Pritjet më të gjata janë në Tabanoc, ku pasagjerët që largohen nga vendi kalojnë më shumë se një orë, sipas Lidhjes Auto-moto të Maqedonisë (LAMM).
Vonesa ka edhe në pikën kufitare të Bllacës, drejt Kosovës, ku pritja është rreth 30 minuta, si dhe në Deve Bair drejt Bullgarisë, ku pasagjerët presin afërsisht 20 minuta për të dalë nga vendi. Në pikat e tjera kufitare, aktualisht nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje.
Sipas LAMM, rrugët janë të thata, por shoferët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur kalojnë nëpër gryka dhe lugina, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut. Seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Koçan – Delçevë dhe Vinicë – Berovë janë në rrezik.