Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun të Kuvendit, çështja është përfshirë në rendin e propozuar të ditës për seancën e ardhshme plenare.
Komisioni ad-hoc parashihet të merret me përzgjedhjen e kandidatëve për katër vende në Bordin e RTK-së: dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.
Formimi i këtij komisioni do të jetë një nga çështjet që do të shqyrtojë Kryesia në mbledhjen e caktuar për orën 11:00.
Në të njëjtën mbledhje, Kryesia do të shqyrtojë edhe propozime të tjera për rendin e ditës së seancës plenare, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), si dhe çështje të tjera parlamentare.
Në rend dite është përfshirë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave të tjera.
Burimi: RTKLive
