
Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.
Sipas reagimit të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Lecit dhe mysafires së emisionit, ish-futbollistes Edonisa Aliu.
Drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të rastit.
Televizioni ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.
TV Dukagjini ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përkatëse, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali