Lutfi Dalipi dhe Samuel Krasniqi po shkëlqejnë në kampionatin zviceran, ku janë shndërruar në futbollistin më të suksesshëm në sezonin 2026/27.
Sulmuesi 20-vjeçar i FC Vaduzit kryeson renditjen zyrtare të Superligës zvicerane me 36 driblime të suksesshme, duke lënë pas emra të njohur të kampionatit.
Dalipi ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm deri më tani, pasi përveç aftësive në lojën një kundër një, ka qenë vendimtar edhe në repartin ofensiv. Ai ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë nëntë asistime, duke kryesuar edhe renditjen e asistuesve më të mirë të kampionatit.
Pas tij renditet Umeh Emmanuel i Zurichut me 35 driblime të suksesshme. Sulmuesi nigerian ka realizuar gjashtë gola këtë sezon dhe është një prej futbollistëve kryesorë në fazën sulmuese të skuadrës së tij.
Podiumi plotësohet nga Alvyn Sanches i Young Boys me 31 driblime, ndërsa në vendin e katërt gjendet një tjetër talent me prejardhje nga Kosova, Samuel Krasniqi i Grasshoppersit, me 27 driblime të suksesshme.
Pesëshen e parë e mbyll Aliou Balde i St. Gallenit me 24 driblime.
Në dhjetëshen e parë gjenden edhe Matteo Di Giusto i Luzernit, Mathis Lambourde i Servettes, Winsley Boteli i Sionit dhe Noah Reichmuth i Thunit.
Dalipi, i cili është pjesë e Young Boys dhe luan si i huazuar te Vaduz, po tërheq vëmendjen edhe të klubeve të tjera evropiane. Së fundmi, interesim për të ka shfaqur edhe RB Leipzig, ndërsa më herët në garë ishin përmendur Fiorentina, Real Betis dhe SC Braga.
10 futbollistët me më së shumti driblime të suksesshme në Superligën zvicerane:
1. Lutfi Dalipi (Vaduz) – 36
2. Umeh Emmanuel (Zurich) – 35
3. Alvyn Sanches (Young Boys) – 31
4. Samuel Krasniqi (Grasshoppers) – 27
5. Aliou Balde (St. Gallen) – 24
6. Matteo Di Giusto (Luzern) – 21
7. Mathis Lambourde (Servette) – 19
8. Winsley Boteli (Sion) – 19
9. Noah Reichmuth (Thun) – 19
10. Samuel Essende (Young Boys) – 20./Telegrafi/