Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Written by

in

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit

Më 17 nëntor, siç ka mësuar VOX Kosova, Gjykata Speciale do të shpallë aktgjykimin në rastin “12”, aty ku ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë.

Prokuroria e Specializuar në këtë rast ka kërkuar që Thaçit t’i mos numërohet koha e kaluar në paraburgim, pasi që sipas tyre, e njëjta mund të zbritet vetëm nga dënimi prej 25 vjetësh i dhënë ndaj ish-Presidentit në rastin “06” për krime lufte.

Për Hashim Thaçin, në çështjen 12, Prokuroria e Speciales ka kërkuar gjashtë vjet burg. Në një skenar çfare po kërkon ZPS, të mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim, bashkë me dënimin në çështjen “06”, dënimi total ndaj Thaçit në Speciale do të shkonte në 31 vjet burg. Kjo pasi që Prokuroria kërkoi gjashtë vjet dënim për ish-Presidentin në çështjen 12.

Për të akuzuarit tjerë, Bashkim Smakajn ka kërkuar tre vjet burg, Isni Kilajn tre vjet, Fadil Fazliun tre vjet dhe Hajredin Kuçin nëntë muaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi i dytë ndaj Thaçit appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali