Seanca do të mbahet në orën 09:30, ndërsa gjykimi do të zhvillohet në mungesë, me propozim të Prokurorisë Speciale, pasi të akuzuarit kanë qenë të paarritshëm për drejtësinë.
Aktakuza ndaj 20 personave është ngritur më 6 gusht të këtij viti. Sipas Prokurorisë Speciale, gjatë luftës, gratë dhe fëmijët ishin ndarë nga burrat. Disa prej burrave u vranë në shtëpitë dhe oborret e tyre, ndërsa të tjerë pranë Urës së Taliqit.
Aktakuza përfshin edhe pretendime për plaçkitjen e sendeve me vlerë dhe djegien e shtëpive.
Milan Radoiçiq akuzohet gjithashtu për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë.
Burimi: RTKLive
