
Protesta e thirrur sot në Prishtinë, me kërkesën për siguri dhe drejtësi për gratë, ka nisur me pjesëmarrjen e qytetarëve që po kërkojnë përgjegjësi institucionale.
Me një baner të madh, ku shkruhet “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, protestuesit janë nisur drejt objektit ku ndodhet Ministria e Drejtësisë.
Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, duke shprehur pakënaqësinë e tyre përmes parullave dhe thirrjeve kundër dhunës ndaj grave.
Ndërkohë, Donika Gërvalla nuk është deklaruar sot lidhur me thirrjet për dorëheqjen e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali