“Më bëhet qejfi që është mërzitur”, Kylian Mbappe komenton largimin e zemëruar të Vinicius Jr

“Më bëhet qejfi që është mërzitur”, Kylian Mbappe komenton largimin e zemëruar të Vinicius Jr

Written by

in

Kylian Mbappe ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij te Real Madridi, Vinicius Junior, pas fitores 4-1 ndaj RB Leipzigut, duke komentuar reagimin e brazilianit pas zëvendësimit.

Vinicius u shfaq i zemëruar kur u largua nga fusha, por sulmuesi francez nuk e konsideron këtë si diçka negative. Përkundrazi, ai beson se ky reagim dëshmon dëshirën e brazilianit për të dhënë edhe më shumë për ekipin.

“Është gjë e mirë që është i mërzitur, sepse kjo do të thotë se dëshiron të japë edhe më shumë dhe të luajë edhe më mirë”, deklaroi Mbappe pas ndeshjes.

Francezi pati edhe fjalë inkurajuese për bashkëlojtarin e tij, duke theksuar cilësitë që posedon anësori brazilian.

“Por ai duhet të jetë krenar për atë që është, sepse i ka të gjitha cilësitë”.

Deklaratat e francezit tregojnë mbështetjen që Vinicius gëzon brenda skuadrës madrilene, ndërsa Real Madridi po vazhdon me rezultate pozitive në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/