Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Written by

in

Me dy fëmijët në strehimore, gruaja në Klinë denoncon sërish burrin: Ai kontaktoi shoqen e saj në Facebook

Një grua që po qëndron me dy fëmijët e saj në strehimore, pas problemeve të mëhershme me bashkëshortin, ka kërkuar sërish ndihmën e Policisë, duke raportuar se ai po vazhdonte ta shqetësonte përmes shoqes së saj.

Sinjali mëson se rasti është raportuar të dielën pasdite, rreth orës 17:30, në Klinë, ku viktima A.G. 30 vjeçare ka telefonuar Policinë dhe ka shprehur shqetësimin për veprimet e bashkëshortit të saj, M.G. 40 vjeçar, ndaj të cilit ekziston një urdhër mbrojtës gjyqësor.

Sipas burimeve të Sinjalit, gruaja, e cila ndodhet në strehimore së bashku me dy fëmijët, ka deklaruar se bashkëshorti po e shqetësonte në mënyrë të tërthortë, duke kontaktuar shoqen e saj përmes Facebook-ut.

Pas raportimit, hetuesja për dhunë në familje ka intervistuar dëshmitaren, e cila ka konfirmuar se ishte kontaktuar nga i dyshuari përmes mesazheve dhe thirrjeve në Facebook.

Dëshmitarja ka deklaruar se ai kishte pyetur për bashkëshorten dhe familjen e saj, përkatësisht nëse kishin biseduar ose kishin thënë ndonjë gjë për të. Ajo kishte ruajtur edhe komunikimet audio dhe video.

Hetuesja ka intervistuar gjithashtu viktimën në strehimore, ndërsa i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Klinë, ku është marrë në pyetje.

Gjatë intervistimit, ai ka pranuar se kishte komunikuar me shoqen e bashkëshortes, por ka mohuar se kishte përdorur shprehje kërcënuese ndaj gruas ose familjes së saj.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti për veprën penale “Mospërfillja e urdhrit të gjykatës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali