Me një minutë heshtje nis seanca e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt|LIVE

Me një minutë heshtje nis seanca e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt|LIVE

Written by

in

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre.

Ajo theksoi se këto raste janë një kujtesë e dhimbshme për përgjegjësinë e përbashkët në parandalimin e tragjedive të tilla.

“Kjo është një shprehje e respektit dhe solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.

Seanca është thirrur me nënshkrimet e 41 deputetëve pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa i dyshuari i kryerjes së këtij akti është kunati i saj, Albert Sylajt, i cili ende ndodhet në arrati dhe për të cilin policia ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

Burimi: RTKLive