“Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

“Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

Written by

in

“Më tha që është i ndarë”, gazetari: Këto gra kanë folur për miqësinë me gruan e Hilës (VIDEO)

Skandali i shpërndarjes së materialeve intime të kompozitorit shqiptar, Adi Hilës me fytyra të njohura publike vazhdon të jehojë në Shqipëri e Kosovë.

Deklarata e Blerina Matrakut, e përfshirë në këto video, ku tha se ka menduar që Hila është i ndarë, u bë temë diskutimi në emisionin “Kosova Today”, transmeton Klankosova.tv.

Gazetari Miftar Zejnullahu tha se të gjitha të përfshirat mund të thonë të njëjtën gjë, ndërkohë, sipas tij, të njëjtat kanë dalë në studio televizive dhe kanë folur për miqësinë me bashkëshorten e Adrian Hilës.

“Të njëjtin send edhe Monika e ka thënë. Krejt këto me i pyet, thonë që Adi Hila ka qenë i ndarë prej bashkëshortes, por janë pikërisht këto gra që kanë dalë në emisione duke folur për gruan e Adi Hilës, për miqësinë që e kanë me bashkëshorten e tij”, tha ai.