Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

Written by

in

Mega-samiti evropian më 15 dhe 16 tetor, a është Kosova në agjendë? (VIDEO)

Profesori Valon Murtezaj tha se në samitin evropian të 15 dhe 16 tetorit, Bashkimi Evropian do të diskutojë tema të mëdha që i përkasin orientimit të BE-së për 7-8 vitet e ardhshme.

Murtezaj, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, tha se në samitin evropian do të diskutohet korniza evropiane, invazioni rus në Ukrainë, migracioni dhe zgjerimi. Ai tha se në kuadër të procesit të zgjerimit do duhej të vlerësohej edhe pozita e Kosovës si një vend kandidat për integrim evropian.

“Temat janë të mëdha, duke filluar nga ajo korniza financiare për 7-8 vitet e ardhshme dhe bazuar në këtë aty mund të vërehen edhe orientimet, por gjithashtu edhe Ukraina, invazioni rus në Ukrainë dhe po ashtu tri tema të tjera të rëndësishme: migracioni dhe zgjerimi. Dhe në këtë kuadër të zgjerimit, ndoshta pikërisht aty do të duhej që të shihej edhe pozita apo vlerësimi i Kosovës si një vend kandidat së paku sa më shpejt për integrim evropian”.

Murtezaj tha se Kosova e meriton statusin e vendit kandidat për BE, por tha se ë vitet e fundit me jostabilitet politik mund të përdoren si argument nga anëtarët e Bashkimit Evropian për të hezituar rreth çështjes së Kosovës.

“Do të doja që të theksoja se Kosova, jo nesër, por sot e meriton që të jetë vend kandidat për Bashkimin Evropian. Pra nuk ka asnjë arsye Evropa që ta vonojë këtë proces… Vitet e fundit, paqartësitë, jostabiliteti institucional, zgjedhjet e shpeshta, ajo që e tha edhe Von der Leyen sa ishte në Kosovë, që tha zgjedhjet mbahen një herë në katër vjet në demokraci zakonisht. Pra janë argumente të cilat dhe fakte që mund të përdoren nga hezituesit brenda për brenda Bashkimit Evropian në raport me Kosovën. Dhe në këtë kuadër, ne nuk do t’i marrim asnjëherë të mirëqena apo të mirëqenë faktin se rruga e Kosovës për integrim evropian është e lehtë dhe e shtruar”.