Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka kundërshtuar marrëveshjen e njoftuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për furnizimin e tregjeve me naftë dizel ruse, duke e cilësuar një vendim të tillë të paimagjinueshëm për Gjermaninë dhe Evropën.
Merz ka ritheksuar mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, duke theksuar se Berlini do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët evropianë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që garanton lirinë e Ukrainës dhe sigurinë e Evropës.
“Presidenti Zelensky mund të mbështetet te Gjermania dhe Evropa në këtë situatë. Ne qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë brenda kornizës së Bashkimit Evropian, me qëllim arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, që do të ruajë si lirinë e Ukrainës, ashtu edhe sigurinë e Evropës”, deklaroi Merz.
Duke folur për marrëveshjen e raportuar për furnizimin me naftë dizel ruse, kancelari gjerman theksoi se një vendim i tillë është i papranueshëm për Berlinin dhe partnerët e tij evropianë.
“Rusia do të negociojë seriozisht vetëm nën presion. Kjo është arsyeja pse ne po i mbajmë sanksionet tona kundër Rusisë”, u shpreh ai.
Merz shtoi se sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës e bëjnë edhe më të domosdoshme forcimin e mbështetjes për Kievin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Merz kundërshton marrëveshjen SHBA-Rusi për naftëne: E paimagjinueshme për Evropën appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali