Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

Written by

in

Mesazh i fuqishëm i Thaçit një ditë para verdiktit: Uniforma e UÇK-së nuk është hendikep, por nder dhe krenari në çdo përballje

Në prag të shpalljes së aktgjykimit në Hagë për rastin e pengimit të administrimit të drejtësisë, në faqen zyrtare të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook është rikthyer një mesazh i fuqishëm i tij i vitit 2020 lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Postimi vjen vetëm një ditë para se Dhomat e Specializuara të shpallin vendimin të martën, më 17 nëntor, në procesin ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Në deklaratën e ripublikuar nga ekipi që menaxhon faqen e tij, Thaçi theksonte se shërbimi në radhët e UÇK-së përbën nderin më të madh të jetës së tij.

“Jam krenar që kam qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nga themelimi i saj. Ka qenë nderi më i madh në jetën time që ta barti uniformën e UÇK-së dhe të jem Drejtor Politik i saj”, kishte deklaruar Thaçi në shkurt të vitit 2020.

Ai kishte nënvizuar se lufta çlirimtare është krenari në çdo ballafaqim.

“Ajo uniformë dhe shërbimi në luftën tonë çlirimtare nuk është hendikep, por nder, përparësi dhe krenari në çdo përballje me këdo”, thuhet në deklaratën e rikthyer.

Aktgjykimi i së martës është i ndarë nga procesi kryesor për krime lufte dhe ka të bëjë me akuzat për pengim të drejtësisë. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa seanca për shpalljen e vendimit pritet të nisë nesër në orën 10:00.

Burimi: Sinjali