
Lionel Messi do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Spanjës për të pranuar çmimin “Princesha e Asturias”, teksa trajneri i Inter Miamit ka konfirmuar se llogarit në të për ndeshjen e radhës.
Ceremonia do të mbahet më 22 tetor në Oviedo, pasi argjentinasi u shpall fitues i këtij çmimi në qershor.
Trajneri Javier Mascherano u shpreh i lumtur që Messi do të jetë i pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme për të dhe familjen e tij.
Ai konfirmoi se ylli argjentinas do të rikthehet në kohë për përballjen ndaj New York Red Bulls, vetëm dy ditë pas ceremonisë.