Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia

Mickoski: Identitetin tim nuk e ka krijuar Jugosllavia

Written by

in

Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me Bullgarinë, ndërsa tha se problemi mbetet te identiteti, të cilin pala bullgare e konteston.

Mickoski tha se nuk mund të pranojë që identiteti maqedonas është krijim i Jugosllavisë.

“Identiteti është edhe emri i shtet, identitet është edhe gjuha ime, identiteti janë mbetjet e të parëve të mi, identiteti im edhe trashëgimia kulturore dhe historia e pasur maqedonase dhe të parët e mi të cilët me gjak e kanë paguar këtë që sot e jetojmë. Ndërsa këtë dikush e mohon dhe se gjuhë e tillë nuk ekziston dhe se është degë e ndonjë gjuhë tjetër. Se gjuha maqedonase është rezultat i vendimit të Kominternit Komunist dhe se gjithçka më herët i përket një identiteti tjetër dhe kështu me radhë. Kështu që jam maqedonas krenar dhe krenar për identitetin tim dhe paraardhësve të mi”, tha Mickoski.