
Policia e Kosovës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se për shkak të kalimit transit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, me datat 21 dhe 22 tetor 2026, nëpër territorin e Republikës së Kosovës, Policia sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së tij në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vermicë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali