Mickoski kalon transit n’Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut

Mickoski kalon transit n’Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të trafikut

Written by

in

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 21 dhe 22 tetor 2026 do të ndërmarrë masa të shtuara të sigurisë dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut gjatë kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, hyrja në Republikën e Kosovës nga pika kufitare Hani i Elezit, deri në dalje në Vermicë, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, njofton Policia.

Burimi: RTKLive