
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët nuk dhanë dorëheqje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Ai tha se ata mund të derdhin lot krokodili, por jo t’iu shmangen përgjegjësisë institucionale.
“Ministrja Donika Gërvalla dhe ministri Xhelal Sveçla munden me derdh lot krokodili, me aktru para dy milionë shtetasve te Kosoves, t’i akuzojnë dhe mallkojne të tjerët për të mbuluar dështimet e veta dhe të përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë institucionale… Munden me kerku përgjegjësi nga të gjithë, përveç vetes.
Mund të përdorin çdo arsyetim politik për të shmangur llogaridhënien dhe ndjenjen e fajit per jeten e humbur te Arlindes. Por ka diçka prej së cilës nuk mund të ikin: nga përgjegjësia institucionale, pergjegjesia morale, nga mungesa e empatisë dhe nga turpi që do t’i përcjellë sa herë të kujtohen jetët e grave që shteti qe ata e udheheqin vret gratë” – tha ai.
Miftaraj shtoi se kur je në krye të shtetit, nuk mund të sillesh njëkohësisht si pushtet dhe si opozitë ndaj dështimeve të institucioneve që drejton.
Ai kishte një kërkesë për ta: “Të paktën para dhimbjes së familjeve që kanë humbur më të dashurat e tyre, tregoni pak dinjitet, empati dhe përgjegjësi dhe doreheqja ne keto raste nuk ka alternative”