Mijëra dele pushtojnë rrugët e Madridit për Festivalin e Transhumancës

Mijëra dele pushtojnë rrugët e Madridit për Festivalin e Transhumancës

Written by

in

Mbi 1,400 dele dhe dhi pushtuan rrugët e Madridit të dielën, duke gëzuar spektatorët në edicionin e 33-të vjetor të Festivalit të Transhumance.

Këtë vit, aktiviteti ndoqi një itinerar të ndryshëm për të shmangur një protestë lidhur me çështjet e strehimit.

Kopeja, e përbërë nga 1,250 dele dhe 160 dhi, u nis nga “Casa de Campo”, kaloi urën “Puente del Rey” dhe përshkoi qendrën historike të qytetit.

Tingujt e zileve dhe blegërimat e kafshëve shoqëronin lëvizjen e tyre, ndërsa turma banorësh dhe turistësh ishin mbledhur përgjatë rrugëve për t’i parë, për të bërë fotografi dhe për të ndjekur procesionin.

Disa barinj kishin veshur kostume tradicionale, ndërsa të tjerë mbanin në krahë qengja të vegjël ose u jepnin ushqime kafshëve të tyre.

Muzikantë të muzikës popullore i shtuan gjallëri atmosferës festive, ndërsa kopetë mbushnin rrugët dhe sheshet, të cilat zakonisht janë të mbushura me trafik automjetesh.

Kjo ngjarje kremton transhumancen – praktikën shekullore të zhvendosjes së bagëtive midis kullotave veriore dhe dimërore, përmes rrugëve të posaçme të njohura si “vías pecuarias”. /Telegrafi/