Vincenzo Montella ka zbuluar se asnjëherë nuk ka besuar se Milani mund ta transferonte Cristiano Ronaldon, duke i cilësuar zërat për një marrëveshje të tillë si diçka joreale.
Ish-trajneri i gjigantit italian, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka rikthyer kujtimet nga periudha e tij në “San Siro”, duke folur edhe për afatin kalimtar të verës, kur Milani ishte lidhur me një transferim të mundshëm të yllit portugez.
Montella kujtoi vështirësitë financiare të klubit në atë periudhë, duke përmendur edhe transferimin e sulmuesit Nikola Kalinic.
“Ne transferuam Kalinicin. Me 15 milionë euro ishte e vështirë të bënim më shumë. Cristiano Ronaldo? Nuk e kam besuar kurrë. Për mua dukej si diçka nga një lojë Fantasy Football”, deklaroi Montella.
Kështu, ish-trajneri i Milanit ka hedhur dritë mbi spekulimet që kishin qarkulluar për transferimin e Ronaldos te klubi italian, duke bërë të qartë se një marrëveshje e tillë nuk ishte dukur asnjëherë reale për të.
Ronaldo ndërkohë është i fokusuar për t’u bërë lojtari i parë në histori që arrin në kuotën e 1 mijë golave në karrierë./Telegrafi/