Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

Miliardat në garën për Kongresin amerikan, Musk ndër donatorët kryesorë

Written by

in

Fushata për zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jetë më e shtrenjta në histori, me shpenzime që mund të arrijnë në 11.9 miliardë dollarë.

Sipas organizatës së pavarur OpenSecrets, që monitoron financimin e fushatave politike, kjo shumë është rreth 30 për qind më e lartë se shpenzimet në zgjedhjet e ndërmjetme të vitit 2022, shkruan BBC.

Të dhënat e Komisionit Federal të Zgjedhjeve (FEC), deri në mesin e tetorit, tregojnë se tashmë janë shpenzuar mbi 9.5 miliardë dollarë. Më shumë se gjysma e kësaj shume, rreth 5.5 miliardë dollarë, vjen nga komitetet politike dhe të ashtuquajturat “Super PAC”, të cilat mund të pranojnë kontribute të pakufizuara nga individë dhe organizata për të mbështetur kandidatët.

Miliarderi Elon Musk është donatori individual më i madh i kësaj fushate, me afro 500 milionë dollarë të dhuruara kryesisht për kandidatët republikanë.

Një pjesë e madhe e parave të tij është orientuar drejt garës për Senat në Teksas, ku kandidati republikan Ken Paxton përballet me demokratin James Talarico.

Ndër donatorët e tjerë të mëdhenj janë financieri George Soros, ish-kryetari i Nju-Jorkut Michael Bloomberg, si dhe miliarderët Jeff Yass dhe Richard e Elizabeth Uihlein.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve të fushatave shkon për reklama politike, veçanërisht në televizion, ndërsa gjithnjë e më shumë mjete po orientohen edhe drejt reklamimit digjital.

Zgjedhjet afatmesme në SHBA mbahen më 3 nëntor 2026 dhe pritet të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit amerikan.

Burimi: Dukagjini