Milot Avdyli: Jemi të gatshëm për sfidën e sotme

Milot Avdyli: Jemi të gatshëm për sfidën e sotme

Written by

in

Milot Avdyli: Jemi të gatshëm për sfidën e sotme

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Avdyli, i cili sonte është në bankën rezervë, ka thënë se ekipi është përgatitur mjaft mirë.

“Kemi zhvilluar dy stërvitje, kemi ushtruar taktikisht, dhe i kemi analizuar dy ndeshjet e fundit të Irlandës, dhe jemi të gatshëm të luftojmë për vendin e dytë”, deklaroi Avdyli.

Ai tha se në ndeshjen kundër Izraelit në Prishtinë, penalizimi erdhi pas kartonit të kuq të Veldin Hoxhës.

“Deri te kartoni i kuq, mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Kemi folur edhe me ekipin, edhe me trajneri, që sot me hy me të njëjtin qëllim që me ba një ndeshje sa më të mirë dhe me luftu për njëri-tjetrin”, u shpreh futbollisti Dardan.