Ministri i sanksionuar serb punësohet në Rusi

Ministri i sanksionuar serb punësohet në Rusi

Written by

in

Nenad Popoviq, ministër pa portofol në qeverinë teknike të Serbisë dhe politikan ndaj të cilit SHBA-ja ka vendosur sanksione për shkak të lidhjeve me Rusinë, është emëruar koordinator i luftës kundër “ndërhyrjes së huaj në zgjedhje” në një lëvizje ndërkombëtare të themeluar nga partia në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar

Detyrën e re Popoviqit ia caktoi Dmitry Medvedev, kryetar i partisë në pushtet në Rusi, “Rusia e Bashkuar”, gjatë një takimi të lëvizjes ndërkombëtare “Për Lirinë e Kombeve!”, të mbajtur më 16 nëntor në Moskë.

Medvedev deklaroi se shumë vende perëndimore ndërhyjnë hapur në proceset zgjedhore dhe se përvoja e vendeve që janë përballur me fenomene të tilla mund të shërbejë për të kundërshtuar ndikimin e jashtëm, raporton evropaelire.

Popoviqi është pjesë e këtij mekanizmi në emër të Partisë Popullore Serbe. Ai gjithashtu është nën sanksionet amerikane që nga viti 2023, për shkak të lidhjeve të tij politike dhe ekonomike me Moskën.

Lëvizja “Për Lirinë e Kombeve!” u themelua në vitin 2024 nga partia Rusia e Bashkuar, me mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

Sipas organizatorëve, ajo synon bashkimin e vendeve të së ashtuquajturës “shumicë globale” për ndërtimin e një rendi botëror shumëpolar.

Në kuadër të kësaj lëvizjeje bëjnë pjesë 50 subjekte politike nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.

Medvedev ka propozuar më herët që vendet anëtare të lidhin marrëveshje për mbrojtjen e proceseve zgjedhore nga ndikimi i jashtëm. Ai i ka cilësuar zgjedhjet si objektiv të ndërhyrjeve të SHBA-së dhe aleatëve të saj në NATO.

Emërimi i Popoviqit vjen pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, ku fitoren e siguroi “Lista Studentore”, duke i dhënë fund pushtetit të partisë së Aleksandar Vuçiqit. /Telegrafi/