
Një person i armatosur, i cili të shtunën vrau katër gra dhe dy burra në Krakov, ishte i fascinuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, ka deklaruar ministri i Brendshëm, Marcin Kierwinski, gjatë një konference për media.
“Gjithçka tregon se sulmuesi ishte i ndikuar nga ideologjia e ekstremit të djathtë, çështje kjo që do të jetë gjithashtu pjesë e hetimeve”, tha Kierwinski, raporton TheGuardian.
“Zyrtarët policorë ndodhen në terren, ashtu si edhe agjentët e Agjencisë së Sigurisë së Brendshme, si në vendin e ngjarjes, ashtu edhe në shtëpinë e familjes së të dyshuarit.”
Burimi: Insajderi