Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

Written by

in

Ministria e Jashtme dënon vandalizmin në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar aktet e vandalizmit të kryera në selinë e Nunciaturës Apostolike në Tiranë, përfshirë heqjen e flamurit të Selisë së Shenjtë.

Përmes një deklarate zyrtare, ministria ka theksuar se respektimi i paprekshmërisë dhe dinjitetit të përfaqësive diplomatike është detyrim themelor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe të drejtën ndërkombëtare.

Ministria ka nënvizuar se e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ka shtuar se ushtrimi i kësaj të drejte duhet të bëhet në përputhje me ligjin dhe pa akte dhune apo vandalizmi.

“Autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit”, thuhet në deklaratë.

Ministria ka vlerësuar gjithashtu reagimin e Policisë së Shtetit, duke shprehur besimin se institucionet kompetente do ta zbardhin plotësisht ngjarjen.

Në fund, ajo ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë dhe paprekshmërisë së të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.