Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar për vazhdimin e projekteve infrastrukturore në Zhabar, Bair dhe pranë shkollës “Eqrem Çabej”.
Komuna e Mitrovicës po vazhdon realizimin e projekteve infrastrukturore në disa lagje dhe lokalitete, me qëllim të përmirësimit të kushteve për qytetarët.
Kryetari i komunës, Faton Peci, ka bërë të ditur se aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në tri lokacione.
Në Zhabar po bëhet kubëzimi i rrugës “Tafil Sadiku”, ndërsa në lagjen Bair po punohet në rregullimin e trotuareve përgjatë rrugës kryesore.
Punime për rregullimin e rrugës dhe trotuareve po zhvillohen edhe në afërsi të shkollës “Eqrem Çabej”.
Sipas njoftimit të komunës, këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për lëvizjen dhe sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/