Në lagjen Nilüfer të Bursës, një instruktor qitjeje ndërhyri kur një person i drejtoi një armë në kokë në një poligon qitjeje.
Momenti që i shpëtoi jetën u kap nga kamera e sigurisë.
Sipas mediave turke dhe botërore, incidenti ndodhi në një poligon qitjeje në lagjen Nilüfer disa muaj më parë.
Siç theksohet më tej, personi që erdhi në poligonin e qitjes për të ushtruar, pasi qëlloi për pak kohë, papritmas ia drejtoi armën vetes.
Në atë moment, instruktori i qitjes dhe një person tjetër që ishte me të ndërhynë shpejt.
Pas një përpjekjeje të gjatë, arma iu mor personit që po tentonte të vetëvritej, dhe ngjarjet u kapën nga kamera e sigurisë së poligonit të qitjes. /Telegrafi/