Momente paniku në aeroportin e Limës, merr flakë motori i një aeroplani në Peru

Momente paniku në aeroportin e Limës, merr flakë motori i një aeroplani në Peru

Written by

in

Përfshihet nga zjarri motori i një Airbus A320 në Peru, evakuohen pasagjerët.

Motori i një aeroplani pasagjerësh të tipit Airbus A320 u përfshi nga zjarri pak para ngritjes në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chávez në Lima, kryeqytetin e Perusë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të dendur të zi që del nga motori i majtë i aeroplanit, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të shërbimeve emergjente.

Pasagjerët u evakuuan nga aeroplani, ndërsa kompania ajrore LATAM Airlines konfirmoi se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Kompania e cilësoi rastin si një “ngjarje teknike të paparashikuar”, ndërsa rrethanat dhe shkaku i zjarrit ende nuk janë përcaktuar.

Hetimet për incidentin janë në vazhdim, kanë njoftuar autoritetet peruane. /Telegrafi/