Momenti i vështirë kur Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia

Momenti i vështirë kur Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia

Written by

in

Momenti i vështirë kur Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia

Jakup Krasniqit i ka përfunduar vizita në familjen e tij, ku erdhi për bashkëshorten e sëmurë.

Pas gati gjashtë orësh, atij iu desh të përshëndetej me më të dashurit, për t’u kthyer në Hagë.

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka siguruar pamjet nga momenti emocionues kur Krasniqi largohet nga shtëpia e tij në Velani të Prishtinës.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së është dërguar në zyrat e EULEX-it, për t’u transferuar në Hagë.

Kjo ishte vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë, që nga arrestimi në nëntor të vitit 2020.

Edhe më 10 tetor 2024, ai erdhi në vendlindje, pasi i vdiq vëllai. /Klankosova.tv