
I dyshuari për vrasjen në Suharekë u arratis sot menjëherë pasi kreu krimin me armë zjarri.
Rrahman Hoti u largua nga parkingu i një qendre tregtare me veturën e tij, me synimin për të shpëtuar nga prangat e Policisë.
Klan Kosova ka siguruar një pamje nga vendi i ngjarjes, kur i njëjti shihet teksa shkon te vetura, futet – shikon fillimisht prapa e më pas largohet.
Ndonëse tentoi të ikë, Policia ka arritur ta arrestojë në afërsi të fshatit të tij, Samdraxhë.